Droni gjen viktimën e përdhunimit dhe sulmuesin
Një vajzë adoleshente, që telefonoi policinë për të raportuar se ndodhej në një vend të panjohur me një njeri që e kishte përdhunua, u gjet nga policia duke përdorur një dron.
16-vjeçarja kontaktoi me policinë në orët e para të mëngjesit të së shtunës për ti thënë që ndodhej në Boston me sulmuesin e saj.
Policia zbuloi vendin me anë të përshkrimit të dhënë në një fabrikë dhe oficerët përdorën një dron me aparat fotografik me imazhe termike për ti gjetur.
Një burrë rreth 330 vjeç është arrestuar me dyshim për përdhunim.
Inspektori Ed Delderfield, nga Policia Lincolnshire, tha se oficerët e mbanin dronin në makinën e tyre.
Droni arriti të kapë dy burime nxehtësie duke drejtuar oficerët tek vajza dhe sulmuesi i dyshuar i saj afër rrugës Brown.