Driton Selmanaj komenton përplasjen e tij me Vjosa Osmanin në Kuvend
Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj, ka treguar versionin e tij se çfarë ngjau sot në mes tij dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani. Osmani i ndërpreu fjalën Selmanajt pasi po fliste për tema jashtë asaj që ishte thirrur seanca.
‘’Mendoj që ne si deputet mandati jonë është i garantuar me kushtetutë. Dhe me ligjin e të drejtave të deputetit. Seancat zhvillohen për të folur. Fjalori duhet të tjetë i kujdseshëm pa fjalë fyese. Është viti i tretë që jam deputet dhe kujdesem që të mos fyej askënd. Argumentet e mija mund të jenë të drejtëpërdrejta, jo si dikush që flet me elokuenc. Por ky jam unë. Sjellja e kryeparlamentares ishte e papranueshme. Deputetët kanë të drejtë të flasin. Fjalët biejnë mbi ndërgjegjën e tyre.’’, thotë ai.
‘’Po të flisja gjuhë jo parlamentare. Kryeparlamentarja ka mekanizma që mund të përdorë kundër meje. Veprimi i kryeparlamentares nuk ishte ajo që demokraci që unë jam munduar ta sjellë brenda kuvendit’’, shton ai.
Selmanaj po ashtu thotë se dokumenti që lexoi Osmani sot në Kuvend nuk ishte ai për të cilin ishin marrë vesh në komision dhe kryesi të Kuvendit.
‘’Nuk e di ku e mori atë’’, shton Selmanaj.