“Driton Selmanaj e çmonton kancerin e kësaj Qeverie Haki Abazin”
Drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, (IKD), Ehat Mifaraj ka duartrokitur deputetin e LDK-së, Driton Selmanaj për deklaratat dhënë kundrejt zëvendëskryeministrit të parë, Haki Abazi.
Këtë të fundit Selmanaj e quajti përçarës të Qeverisë Kurti.
E Miftaraj përmes një shkrimi në profilin e tij ‘facebook’ ka shkruar se Selmanaj çmontoi kancerin e kësaj Qeverie, Haki Abazin.
“Driton Selmanaj e çmonton kancerin e kësaj Qeverie Haki Abazin. Në fytyrë ia tregon se kush është Haki Abazi dhe çka përfaqëson”, ka shkruar Miftaraj, përcjell FaktePlus.
Madje ai tha se Kurti ka bërë fatal që i ka dhënë hapësirë Abazit .
“Gabimi fatal i Albin Kurtit ka qenë dhe mbetet hapësira që i ka ofru këtij Burim Abazit”, shkroi Miftarja.
Haki Abazi, zëvendëskryeministri i dytë i Qeverisë së Albin Kurtit i është drejtuar deputetit të LDK-së, Drtion Selmanaj se nëse ka ndonjë vërejtje ndaj qeverisë aktuale, të tregoj, sepse ndodh që dikush nga ministrat edhe dorëhiqet, e pastaj Selmanaj mund të bëhet ministër.
Deklarata e tij, bëhet pas zërave të ndryshëm nga deputetët Vetëvendosje, të cilët disa herë thanë që ky mocion mes tjerash po përkrahet nga të pakënaqurit e LDK-së, të cilët nuk arritën të bëhen pjesë e kabinetit qeveritar.
Ndërkaq,deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj i ka reaguar zëvendëskryeministrit Haki Abazit, duke e quajtur njëriun më përçarës të kësaj qeverie