Driton Kuka: Kosova mbi të gjitha
Trajneri kosovar i xhudos, Driton Kuka, e lavdëroi Majlinda Kelmendin për medaljen e saj të artë në Lojërat Evropiane Minsk 2019, duke thënë se Kosova është mbi të gjithë të tjerë, kudo në botë.
Menjëherë pas triumfit të Majlinda Kelmendi në finalen e kategorisë së peshave deri në 52 kilogramë, kundër ruses Natalia Kuziutina, trajneri i kosovares, Driton Kuka, postoi në llogarinë e tij në Facebook.
Një përshkrim interesant i ka bërë Driton Kuka suksesit të dy xhudistëve që ai i drejton në kuadër të Lojërave Olimpike Evropiane, në Minsk të Bjellorusisë.
Ai e ka lidhur të artën e Majlinda Kelmendit dhe të argjendtën e Nora Gjakovës me Trepçën, e ka thënë Kosova është mbi të gjitha.
Edhe Nora Gjakova ia siguroi një medalje Kosovës në këto Lojëra Evropiane, mirëpo ajo në finale u mposht nga rusja Daria Mezhetskaia dhe e mori medaljen e argjendtë.
Me dy medalje të fituara në dy ditët e para të Lojërave Evropiane Minsk 2019, Kosova radhitet e shtata në mesin e 19 shteteve që po përfaqësohen në këto gara. Listën e kryeson Rusia me gjithsej 17 medalje.