Dreshaj takohet me politikanin gjerman: Marrja e presidencës së BE-së nga Gjermania, hap vendimtar drejt heqjes së vizave
Gani Dreshaj ka disa muaj që po qëndron në Gjermani. Anëtari i Aleancës është takuar me politikanë gjermanë, deputet të CDU-së, eurodeputet si dhe Peter Beyerin që është raportues për Kosovën në Këshillin e Evropës.
Nga Hamburgu, politikani e biznesmeni kosovar ka bërë thirrje për unitet në politikën kosovare. Madje, njeriu i afërt me politikën gjermane ka paralajmëruar liberalizimin e vizave për Kosovën pasi Gjermania të marr kryesimin e presidencës së BE-së me datë 1 korrik.
“Një takim miqësor sot me Konsullin e Përgjithshëm në Hamburg, Gramos Begollin. Ka disa muaj që kam lobuar direkt dhe indirekt për Kosovën në nivele të larta të politikës gjermane. Mesazhi im shumë i sinqert është që krahas rivalitetit politik, të lëm anash urrejtjen dhe gjuhën e ashpër ndaj liderëve e partive politike. Secili politikanë gjerman, diplomat e dashamirës i Kosovës ka sygjeruar unitet në politikën kosovare, e cila fatkeqësisht mungon. Duhet respektuar kontributi i Thaçit, përpjekjet e Kurtit, puna e Haradinajt, përvoja e Mustafës, qëndrimi i znj.Osmani, e detyra e Hotit.
Sepse, edhe po që duam të ndërtojmë një të ardhme euro-atlantike, patjetër që nevojitet bashkimi i të gjithëve në faza e misione të ndryshme rreth një qëllimi të përbashkët. Kam parë iniciativa të mira në Qeverinë Kurti, por besoj edhe në përgatitjen e kryeministër Hotit dhe koha do të tregojë se kush ka patur të drejt. Më duhet nga larg të përgëzoj kryeministrin Haradinaj për përzgjedhjen e duhur të njerëzve adekuat në Qeveri.
Besnik Tahiri është një profesionalist i zoti, znj Haradinaj ka potencial dhe do ta ketë përkrahjen time në diplomaci, sidomos në raportet me Gjermaninë, Blerim Kuqi është njeri i dëshmuar, Selim Selimi është mjaft i përgatitur dhe mund të vendos në binar sistemin e Drejtësisë në vend, ndërsa profesor Likaj ka bagazh të lartë intelektual.
Nga 1 korriku Gjermania do të marr kryesimin e presidencës së BE-së dhe ky hap do të jetë vendimtar për liberalizimin e vizave. Pas Pandemisë dhe kufizimit të lëvizjeve në muajt e fundit, liria juaj e lëvizjes do të marr hov së shpejti” shkruan Dreshaj në Facebook.