Drenori: A po frikësohet Albini të marrë qeverinë?
“Nuk mendoj se Albini ka aq fuqi sa paraqitet në publik”, ka thënë Drenori.
“Le të jemi të sinqertë. Nuk është lënë gur pa lëvizur nga ana e VV’së për arritjen e koalicionit”, ka shpjeguar tutje Drenori.
“A nuk është ky Albin që ka rrotulluar veturat e EULEX’it dhe mbrojti vendin? Çfarë po ndodhë tani me të? Jam i brengosur. A po frikësohet ai të vije në pushtet?”
LDK dhe VV sot kanë përfunduar edhe takimin e radhës, dhe përsëri janë marrë vesh që të takohen nesër.
VV ka njoftuar se në takimin e nesërm të pranishëm do të jenë edhe ambasadorët e vendeve të Quinitit.
Ndryshe, Drenori nuk u përfshi në listën e VV’së në zgjedhjet e kaluara.