Drenicaku rrah gruan e tij
Për çdo ditë raportohet për dhunën në familje. Një rrahje ka ndodhur edhe në Drenas.
Policia e Kosovës ka treguar se një person ka sulmuar gruan e tij, përcjellë FaktePlus.
Gruaja është detyruar të marr tretman mjekësor.
E me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
“Gllogoc 15.02.2020 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh.