Drenas: Trafikohen tre të mitur
Një ditë para Ditës Evropiane të Trafikimit të Qenieve Njerëzore, në Kosovoë është lajmëruar një rast, pikërisht me këtë vepër penale.
Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Drenas në të cilën një i dyshuar mashkull ka thirrur për punë të detyruar tre të mitur meshkuj.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se ka rekrutuar për punë të detyrueshme tre viktima të mitur meshkuj kosovar.”, thuhet në raportin e PK-së.
Viktimat janë trajtuar ndërsa I dyshuari është dërguar në paraburgim./FaktePlus/