Drejtpërdrejt nga Qendra Dispiçerike
18/07/2021, 19:22
Derisa ekipet e shumta janë shpërndarë në terren ku po bëjnë të pamundurën që sa më parë të rregullojnë avaritë në rrjet, kolegët tanë nga Qendra Dispiçerike janë duke monitoruar dhe menaxhuar situatën me rrjetin elektrik nga distanca.
Në koordinim me ekipet në terren, po bëhet e mundur identifikimi, lokalizimi dhe sanimi i shpejt i avarive.
Duke marrë parasysh që reshjet atmosferike dhe erërat e fuqishme po vazhdojnë me intenzitet të lartë, KEDS u bën apel konsumatorëve që në rast se shohin avari në rrjet asesi të mos afrohen por të kontaktojnë menjëherë Qendrën e Thirrjes në 0800 791 00.
KEDS do ju mbajë të informuar me zhvillimet e fundit nga terreni.