Drejtorin e Shëndetësisë në Prizren, Haskuka e emëron nënkryetar të Komunës
Pasi u prish koalicioni i VV-së me LDK-në në Prizren, kryetari i kësaj komune Mytaher Haskuka, shkarkoi nënkryetarin dhe tre drejtorë të tjerë nga LDK.
E, nënkryetar sot është zgjedhur Drejtori i Shëndetësisë në Prizren, Visar Shehu.
Këtë e ka bërë të ditur ky i fundit përmes një postimi në Facebook:
Kam qene i emeruar dhe jam mirenjohes per besimin e ofruar nga kryetari Haskuka dhe nga Levizja Vetevendosje! ne drejtorine e Shendetesise ne Komunen e Prizrenit.
Jemi munduar te bejme pune maksimale, me nder dhe ne zbatim te ligjit, perkunder problemeve me te cilat jemi ballafaquar gjate punes ne dikasterin e shendetesise.
Kemi bere shume projekte, besojme ne te mira ne kete dikaster, por nuk do ndalem tani t’i numeroje ato. Fundja kete me se miri e vleresojne ata te cilet jane detyruar te marrin sherbime mjekesore ne Kujdesin Paresor Shendetesor.
Falenderoj nga zemra, se pari familjen time te ciles i kam munguar jo rralle here, bashkpunetoret dr. Xhevat Elezkurtaj, Dr Arsim Berisha dhe Dr. Gylxhan Hasani, gjithe punonjesit shendetesore me te cilet pata rastin dhe nderin te punoja, Donatoret, Kryetarin dhe Levizjen Vetevendosje!
Besimin e dhene ne poziten e re, ate te nenkryetarit te Komunes, do mundohem t’a beje me pergjegjesi dhe me dinjitet ashtu sikunder e meriton Prizreni.
I Juaji,
Visar Shehu