Drejtoria e Kadastrit nuk punon të enjten e të premten, do të testohet stafi për COVID-19
08/07/2020, 16:06
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se të enjten dhe të premten nuk do të punojnë zyrat e Drejtorisë së Kadastrit për shkak të testimit të stafit për COVID-19.
Nga Komuna është njoftuar se do të punohet vetëm në sportelet që i pranojnë kërkesat e qytetarëve.