Drejtori i Sistemit të Operimit Bujar Jupaj, po përcjell nga afër punimet në Fushë Kosovë
17/04/2022, 10:50
Drejtori i Sistemit të Operimit Bujar Jupaj, po përcjell nga afër punimet në Fushë Kosovë, të realizuara nga ekipa e mirëmbajtjes. Një ekipë e tillë, profesionale e tejet pozitive, bën që secila punë të përfundojë suksesshëm.
“Të gjithë punëtorët e Departamentit të Sistemit të Operimit janë të jashtëzakonshëm. Jam krenar me secilin prej tyre, dhe ju jam falënderues për punën e palodhshme të cilën e kryejnë më shumë nder, përgjegjësi e krenari në shërbim të konsumatorëve”, tha Jupaj!