Drejtori i shkollës në Milloshevë fton nxënësit në mësim, mësimdhënësit s’e përfillin
Nxënësit e shkollës “Hasan Prishtina” në Milloshevë, janë ftuar nga drejtori Emin Kelmendi, të shtunën për të mbajtur mësim.
Mirëpo, për një gjë të tillë nuk janë pajtuar edhe mësimdhënësit e kësaj shkolle. Ndonëse nxënësit kishin shkuar për të ndjekur mësimin, mësimdhënësit kanë munguar. Një bojkot i tillë duket ta ketë shqetësuar drejtorin e shkollës “Hasan Prishtina”.
Ai i nevrikosur, para nxënësve, ka shpërthyer edhe në ofendime ndaj mësimdhënësve, ka treguar për Kohën Ditore, Halil Thaçi, drejtor i qendrës së Vetëvendosjes në Obiliq, gjithashtu prind i katër fëmijëve në këtë shkollë.
Sipas Thaçit i pranishëm ishte edhe drejtori i arsimit së komunës së Obiliqit, Agim Spahiu. /FaktePlus