Drejtori i Shëndetësisë tregon se a do të hiqet Prishtina nga karantina
Kryeqyteti po shkon drejt normalizimit të situatës me COVID-19. 46 persona të cilët kishin qenë të infektuar, kanë fituar betejën me këtë virus.
Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi, ka deklaruar se kanë mbetur vetëm edhe 22 persona të prekur me COVID-19 në kryeqytet.
“Shpresojmë që edhe ditëve në vazdhim të kemi lajme të mira.”, thotë ai përderisa flet për numrin e të shëruarve në Prishtinë.
Ai dekalron se Prishtina së shpejti mund të dal nga karantina.
“Nëse jemi në këtë situatë, mendimi jon ëhstë se duhet të fillojmë gradualisht të lirohemi nga masat. Është kërkuar po ashtu që të kemi largimin e karantinës. Besojë që gjatë ëktyre ditëve të kemi largimin e karantinës për komunën e Prishtinës”, thotë Gashi.