Drejtori Eset Berisha takoi drejtorin ekzekutiv të EASA-s, Partick Ky
Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës (AAC), Eset Berisha po merr pjesë në konferencën e shtatë të bashkëpunimit ndërkombëtarë të organizuar nga Agjencia Evropiane për Siguri të Aviacionit, e cila po mbahet në Budva të Malit të Zi.
Në këtë konferencë të organizuar nga EASA marrin pjesë drejtorët e përgjithshëm të aviacionit dhe ekspertë të fushave të ndryshme të aviacionit nga shtetet e ndryshme të të gjitha kontinenteve.
Me këtë rast thuhet se drejtori Berisha ka takuar drejtorin ekzekutiv të EASA, Patrick Ky, të cilin e njoftoi për zhvillimet pozitive të aviacionit civil në vendin tonë dhe për hapat e ndërmarrë për normalizimin e hapësirës ajrore.
Kurse drejtori i EASA, Patrick Ky vlerësoi sigurinë e aviacionit civil dhe theksoi gatishmërinë për përkrahje të institucioneve aeronautike të vendit tonë.