Drejtori akuzohet se ka hapur lokal për “Counter Strike” pranë shkollës
Drejtori i shkollës fillore në Sankofc të Drenasit afër hyrjes së shkollës hap një lokal ku luhet “Counter Strike”
Është vetëm disa metra larg oborrit të shkollës: Një dyqan të cilin nxënësit e shkollës së mesme të ulët “Luigj Gurakuqi” në fshatin Sankofc të Drenasit gjatë pushimit e frekuentojnë shumë shpesh.
Por, këtu zhvillohet edhe një veprimtari tjetër. Nxënësit edhe mund të luajnë videolojën “Counter Strike”, raporton T7.
E ky objekt është në oborrin e shtëpisë së drejtorit të kësaj shkolle, Emin Isufi.
Por, ai e mohon se ka në pronësi këtë biznes.