Drejtoresha e Shëndetësisë në Mitrovicë sqarohet për furnizimin e QKMF-ve me prezervativë
Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, Erseka Hasanaj Barani, ka sqaruar opinionin në lidhje me furnizimet mjekësore në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare, gjegjësisht rreth artikullit “prezervativ” ku është është komentuar tej mase.
Sqarimi i plotë:
SQARIM LIDHUR ME FURNIZIMET MJEKËSORE NË QKMF
Pas kërkesës nga njësia kërkuese e barnatores qendrore dhe menaxherit të kontratës për funizim me medikamente për trajtim parenteral/ampular dhe orale, si dhe material tjetër medicial i nevojshëm për funskionimin dhe ofrimin e shërbimeve ndaj pacientëve në QKMF, hyjnë edhe shërbimet parandaluese si planifikimi familjar. Për shkak të një planifikimi më afatgjatë në bazë të situatës epidemiologjike të krijuar nga virusi COVID-19, ka ardhur edhe kërkesa nga QKMF për material të nevojshëm për institucionin bazuar nga kërkesat e qytetarëve. Pas furnizimit nga OE me medikamente dhe material shpenzues, është vërejtur një lëshim teknik tek artikulli (prezervativ).
Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe Drejtoria për Shëndetësi ka marr masa të menjëhershme dhe ka anuluar sasinë e porositur nga njësia kërkuese, konretisht e artikullit (prezervativ). Kryetari menjëherë ka themeluar një komision dhe ka kthyer të gjithë artikullin tek OE dhe është bërë minusimi i asaj asaj shume, menjëherë pas pranimit të faturës. Pra, nuk është bërë asnjë pagesë e asaj fature deri më sot dhe nuk do të kryhet asnjë pagesë për atë artikull pasi që është kthyer.
Përndryshe, për informimin tuaj, parandalimi i shtatzanive të padëshiruara, parandalimi i aborteve, parandalimi i sëmundjeve seksuale transmisive dhe shëndeti riprodhues i gruas, janë dhe mbeten prioritet i Strategjisë Sektoriale të Shëndetësisë së Qeverisë së Republikës së Kosovës. Njëkohësisht, shëndeti i gruas është një nga objektivat kryesore të Drejtorisë për Shëndetësi. Ku në vazhdën e anagazhimeve ka qenë sjellja e aparaturës së Mamografisë, nënshkrimi i marrëveshjes për lansimin e programit të skriningut të kancerit të qafës së mitrës, e shumë aktivitete të tjera edukative për shëndetin e gruas në përgjithësi.
Dezinformata të tilla keqadashëse, shqetësojnë qytetarët dhe janë tendencioze, andaj kush do që do përgjigje dhe fakte rreth kësaj dezinformate, i ftoj të ndjekin procedurat zyrtare dhe të marrin informatat e duhura nga institucionet përgjegjëse e jo të dalin me informata të tilla pa hulumtime paraprake.