Doric Pack thotë se prekja e kufijve sjell gjakderdhje
Kanë kaluar 20 vite që nga përfundimi i luftës në Kosovë, dhe ka 11 vite që Kosova është me kufijë të definuar që njihen ndërkombëtarisht. Por, bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, duket se kanë marrë drejtim tjetër. Të dy presidentët Thaci e Vuçiq tani po bisedojnë për mundësinë e një shkëmbimi territorial. E ky devijim në dialog, sipas Doris Pack, politikanes së njohur gjermane, që e njeh mirë rajonin, do të sjellë gjakderdhje, duke kthyer dy vendet 20 vite mbrapa.
“Ata që e mohojnë ndikimin e ndryshimit të kufijve në Ballkan, janë rrezikshmërisht naiv. Nëse fillojmë të dizajnojmë shtete sipas përkatësisë etnike, do të na kthejë në kohët e përgjakshme të shekullit të kaluar” tha Doris Pack.
Doris Pack ka qenë deputete në Bundestagun gjerman dhe deputete në Parlamentin Evropian. Ajo është mike e kosovarëve që ka dhënë një kontribut të madh për shtetin më të ri në kontinentin e vjetër.
Pack tha se krijimi i shteteve etnikisht të pastra nuk do e zgjidhte problemin mes Kosovës dhe Serbisë, e mbi të gjitha as qytetarët e Kosovës, nuk janë të interesuar për këtë zgjidhje, e aq më pak serbët të cilët jetojnë në jug të lumit Ibër.
“… Asgjë nuk do të zgjidhet sa i përket marrëdhënieve mes dy vendeve, nëse të dyja këto vende të paktën e respektojnë planin e Martti Ahtisaarit, të gjithë qytetarët e Kosovën do të jetojnë në paqe, kujdesje për kulturën e tyre, gjuhën e fenë” tha Pack.
Madje Pack, thekson se një korrigjim i kufijve do ta conte rajonin drejt ideve për krijimin e Shqipërisë së Madhe e Serbisë së Madhe.
“Një tentim i mundur: Shqipëria e Madhe me shqiptarët në Mal të Zi, Maqedoni Veriore e Kosovë, e le të mos flasim për Bosnje dhe Hercegovinën… liderët e së cilës gjithmonë kërcënojnë se do të ndryshojnë anët”, shtoi Pack.
Gazeta Express, gjithashtu është munduar që ta marrë një mendim të saj mbi atë se si e sheh ajo faktin që kryeministri Haradinaj, e fajëson Përfaqësuesen e Politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini, për këtë ndryshim të diskursit së dialogut. Pack tha “Unë nuk isha e pranishme në dialog, gjithashtu as kryeministri i Kosovës nuk ka qenë prezent. Por nëse thashethemet janë të vërteta, atëherë vetëm mund të them që i ka vënë në pikëpyetje të gjitha përpjekjet që BE-ja i ka bërë këto 20 vitet e fundit”.
Mbi të gjitha Pack, i sheh presidentët ata të cilët janë përgjegjës për situatën e krijuar, për arsyet e tyre të cilat dallojnë nga njëra-tjetra.
“Të dy presidentët ishin mjaftueshëm kreativë që të gjejnë një ‘zgjidhje’, e që të dy e bënë këtë për arsye të ndryshme” vazhdoi Pack.
Ndërsa për tarifat që Kosova i ka vendosur ndaj mallrave serbe, ajo tha se e ka mirëkuptuar Kosovën për vendosjen e këtyre tarifave.
“Kosova nuk shumë instrumente që ta detyrojë Serbinë që të negociojë një zgjidhje serioze, e cila do t’i shërbente paqes dhe fqinjësisë së mirë. Kështu që unë i kam pasur disa mirëkuptime për këtë çështje”, tha Pack.
Por ajo mendon se tashmë ka ardhur koha që të hiqen këto tarifa. “.Do të ishte i mençur përfundimi i problemit të tarifës, si një sinjal i vullnetit të mirë që të vazhdohet në një format tjetër të dialogut dhe të kërkohet një zgjidhje reale” përfundoi Pack.
Doris Pack, është kryetarja e grupit të grave të EPP’së, pra grupit të partive të djathta në parlamentin evropian. Ajo në fjalimin e saj të parë në vitin 1995, shumë kohë përpara se të fillonte lufta në Kosovë, kishte mbajtur fjalim në të cilin kishte thënë se bashkësia ndërkombëtare, duhet të intervenojë që ta ndalojë Millosheviqin që ta bëjë në Kosovë, atë që e bëri në Bosnje. /FaktePlus