Dorëzohet në Kuvend kërkesa e mocionit për rrëzim të Qeverisë
Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë ka dorëzuar në Kuvend kërkesën e mocionit për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme për rrëzimin e Qeverisë.
Sot gjatë ditës është bërë e ditur se Lidhja DemokratIke e Kosovës, ka mbledhur 40 nënshkrime të cilët edhe i kanë hapur rrugë dorëzimit të kësaj kërkese, shkrua FaktePlus.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka nisur mocionin për votëbesim për rrëzimin e Qeverisë dy ditë më parë pasi kryeministri Albin Kurti ka shkarkuar ministrin nga radhët e LDK-së, Agim Veliun./FaktePlus