Donaldi i kthen Semit arushën që ajo ia dhuroi para se të dilte

Gjatë qëndrimit në shtëpinë e famshme të “Big Brother VIP”, këngëtarja Semi Jaupaj kishte marrë me vete edhe një arushë të cilit i kishte vendosur emrin “Gin – Xhini”.
Semi e mbante gjithmonë pranë arushën kur ndihej keq, teksa dukej se ishte kthyer në një gjë të rëndësishëm për të. Ndërsa, natën që doli nga shtepia ajo ia dhuroi atë mikut të saj, Donaldit.

Por, që gjërat ndryshuan pas daljes së saj, kur edhe Donaldi nisi lidhjen me këngëtaren kosovare, Beatrix Ramosaj.
Kujtojmë që në mbrëmjen që ata pranuan ndjenjat për njëri-tjetrin, Semi i tha Arbanës se do që Donaldi t’i rikthej asaj “Ginin”.
Së fundmi përmes një postimi në rrjetin social “Instagram”, Semi ka publikuar një fotografi me arushin dhe ka shkruar: “Shpirti plot. GIN”.
