Donald Trump dënohet me vdekje për krime lufte nga gjykata në Jemen
Presidenti i SHBA ishte dënuar bashkë me nëntë persona të tjera, duke përfshirë mbretin dhe princin e kurorës të Arabisë Saudite.
Padia ndaj të akuzuarve kishte vijuar me gjithë mungesën e tyre në Gjykatën Speciale Houthi në protektoratin rebel Saada, dhe rezultoi në dhënien e dënimeve me vdekje.
Dënime me vdekje u dhanë për Donald Trump, mbretin saudit Salman, princin saudit të kurorës, komandantin e forcave ajrore saudite Turki bin Bandar bin Abdulaziz, presidentin e Jemenit Abedrabbo Mansour Hadi, zv. presidentin Ali Mohsin Al-Ahmar, kryeminsitrin Ahmed bin Dagher, minsitrin e mbrojtjes Muhammad Al-Maqdishi, si dhe ish-ministrin amerikan të mbrojtjes James Mattis.
Gjykata tha se të akuzuarit duhet të paguajnë 10 miliardë dollarë për familje e të vrarëve në sulmin ajror të 2019.
Qeveria e njohur ndërkombëtarisht e Jemenit po lufton kundër rebelëve Houthi që mbajnë në kontroll shumicën e veriut të vendit dhe kryeqytetin Sana’a, që prej vitit 2014.
Një koalicion ushtarak saudit iu bashkua ushtrisë së qeverisë vitin e kaluar, teksa rebelët mbështeten nga Irani.
OKB e ka quajtur konfliktin në Jemen një nga katastrofat më të mëdha humanitare në botë me më shumë se 100 000 të vrarë, më shumë të gjymtuar dhe miliona të zhvendosur.