Domatet ndihmojnë në uljen e peshës
Mendohet se te domatja ka përbërës të shumtë që ndryshojnë nivelin e hormoneve të oreksit.
Specialistët besojnë se njerëzit mund të dobësohen më shumë duke ngrënë domate sesa të mbajnë dieta “vrasëse” ose të zhvillojnë ushtrime të shpeshta aerobike.
Duke iu referuar studiuesve të universitetit “Reading”, theksohet se konsumimi i frutave mundëson ngopjen dhe për këtë arsye zhduk edhe kurthet e nxitjes për të ngrënë te njerëzit që duan të dobësohen.
Mendohet se te domatja ka përbërës të shumtë që ndryshojnë nivelin e hormoneve të oreksit, transmeton Zëri
Kjo pengon dhe gërryerjen e stomakut nga uria. Kërkuesit u dhanë për të ngrënë 17 grave sandviçë të bërë me bukë të bardhë, me domate dhe me karota. Në fund arritën në përfundimin se buka me domate mundëson më shumë ndjenjën e ngopjes./FaktePlus