Dokumentimi i rezultimit negativ në koronavirus, kusht për të hyrë edhe në Maqedoni të Veriut
Edhe shtetasve të Kosovës pritet t’u kërkohet testi për Coronavirus për të hyrë në Maqedoni të Veriut.
Komisioni për Sëmundje Infektive në Maqedoni të Veriut ka vendosur t’i propozojë Qeverisë, që nga dita e nesërme shtetasit e Kosovës, Serbisë, Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi, të obligohen të kenë një test negativ për COVID-19, jo më të vjetër se 72 orë, për të hyrë në Maqedoni, shkruan “Alsat-M”.
Propozimi do t’i dorëzohet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut sot, ku pritet edhe të merret vendimi përfundimtar. Komisioni ka propozuar këtë pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në katër vendet fqinje.