Dokumenti që tregon votat ndaj Qeverisë Hoti
Pak më parë nga disa analistë u kontestua se zgjedhja e kryeministrit të ri dhe qeverisë së re, nuk ishte bërë tamam me votat e nevojshme, 61, por se administrata kishte bërë gabim në numrin e këtyre votave.
Ndërsa IndeksOnline ka siguruar dokumentin i cili e dëshmon se në këtë seancë ishin pjesëmarrës 86 deputetë, e prej tyre 61 votuan për, 24 kundër ndërsa një deputetë abstenoi.