Dokumentari që tregon hyrjen me lehtësi të pabesueshme në kufijtë e Britanisë së Madhe

Disa shikues të irrituar kanë reaguar ndaj pamjeve të “Kanalit 4” në Britaninë e Madhe, që tregon hyrjen me lehtësi të një penzioneri dhe gruas së saj britanike në kufijtë e Britanisë së Madhe. Pamjet tregojnë sesi një grua tenton ta kalojë kufirin duke u “kontrabanduar” pasi fshihet në një shtëpi lëvizëse brenda kamionit që vozitet nga burri i saj.
Shikuesit i quajtën pamjet “josenzitive” pasi ato u shfaqën pak ditë pasi 39 shtetas vietnamezë u gjendën të vdekur brenda një kamioni frigoriferik në Essex të Britanisë së Madhe, duke tentuar ta kalonin kufirin ilegalisht, transmeton FaktePlus.
Megjithatë mediumi u arsyetua duke thënë se pamjet ishin “të interesit publik” dhe pasi që tregonin një çështje të ndjeshme siç ishte lehtësia me të cilën mund të kalohej kufiri.
Po ashtu, arsyetimet ishin se dokumentari kishte përfunduar xhirimet para tragjedisë por nuk ishte transmetuar pikërisht për këtë shkak.
Programi kishte për qëllim të testonte sigurinë kufitare të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës./FaktePlus