Doktori me Covid-19 sillet rrugëve të Gjakovës, mundohet t’i ikë policisë
Rastet e të prekurve me Covid-19 po shtohen çdo ditë në vendin tonë, duke alarmuar kështu edhe institucionet qendrore, për rikthim të disa masave, ndërsa hiç më lehtë nuk po kalojnë as nga stafi mjekësor.
Një i tillë ka qenë edhe në Gjakovë, teksa siç raporton një faqe lokale, një doktor me inicialet L.P i infektuar me coronavirus, tshëtit lirshëm në këtë qytet.
I njëjti tentohet të ndalet nga policia po ai reziston.
Ndryshe në njëri nga masat që më parë u publikuan nga kryeministri Avdullah Hoti, kërkohet që të prekurit me Covid-19, të qëndrojnë të izoluar për 2 javë të plota.