Doktori kosovar tregon se si të mbroheni nga koronavirusi
Doktori Flamur Marku ka treguar për rreziqet e koronavirusit, simptomat dhe si duhet mbrojtur nga ai.
Marku tha se nuk ka nevojë për panik në Kosovë, pavarësisht rrezikut potencial që ka vendi, njofton Klan Kosova.
“Koronavirsuet shkaktojnë viruse që shumë kohë, por kjo forma e re është një që s’është parë më herët sepse ka qenë te kafshët. Te personi i parë është transmetuar nga lakuriqi te ai dhe më pas nga njeriu te njeriu. Origjinën e ka të një regjion i Kinës që më pas ka marrë edhe përmasa globale të përhapjes”.
Por, si përhapet koronavirusi?
“Nëpërmjet kollitjes, teshtitjes, prekjes së vendeve të kontaminuara, pakujdesia dhe mospërdorimi i maskave, por esenciale është nga njeriu te njeriu përmes teshtimës dhe kollitjes”.
“Simptomat e COVID-19 mund të fillojnë prej atyre të gripit të zakonshëm me ethe, temperaturë, lodhje, dhimbje koke, hundët, ngjizja e zërit e të tjera. Por, temperatura është faktor me rëndësi, sidomos te rastet më të rënduara mund të shkojë edhe në pneunomi bilaterale që na jep telashe pak më të mëdha dhe pastaj me shfaqjen e simptomave më të rënda duhet të shkohet te mjeku”.
Çka e dallon koronavirusin nga gripi i zakonshëm?
“Rrezikshmëria pak më e lartë dhe sidomos për moshat e shtyra dhe atyre që kanë sëmundje kronike si të zemrës, veshkave, mushkërive dhe diabetit. Por, rreth 80 për qind e atyre që janë infektuar me këtë virus nuk kanë simptoma të rënda, por këto i kanë rreth 15 për qind, ndërsa prej atyre që kanë probleme me respiratorë është diku 4 për qind”.
“Mosha më e rrezikuar sipas statistikave të OBSH-së është mbi 65 vjeç , mirëpo ka edhe mosha më të reja të prekura, por me simptoma më të lehta. E mira është që te fëmijët rastet janë shumë të rralla, më pask se 10 raste”.
“Kosova ka gjasa potenciale të preket sepse tanimë e kemi virusin në Shqipëri dhe Maqedoni. Kosova është bukur mirë e përgatitur, Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK-ja janë pajisur me mjete për t’u përballur me këtë virus”.
“Ne e marrim vesh brenda orëve nëse një person ëhstë negativ apo pozitiv ndaj virusit. Prej kontaktit me një person të infektuar deri të shfaqja e simptomave shkon deri në shtatë apo tetë ditë. Disa ditë më pas shfaqen ato. Personat që kanë simptoma të gripit të zakonshëm nuk duhet të shkojnë menjëherë dhe të ngarkojnë urgjencën, por duhet të qëndrojë në shtëpi dhe ta trajtojë si grip të zakonshëm. Vetëm në rastet më të mëdha duhet të shkojë dhe ta trajtojë”.
“Për shembull kur ke temperaturë konstante që nuk kalon, dhimbje koke dhe probleme të frymëmarrjes. Shkurtimi i frymëmarrjes është faktori më i rrezikshëm që duhet të lajmërohet menjëherë te mjeku. Komplikimi më i madh që mund të jep koronavirusi është pneumoni të rënda që mund të shkojë me distres respirator”.