Doktoresha kosovare tregon për sfidat që po përballen gjatë ballafaqimit me Covid-19
Doktoresha Dafina Krasniqi, ka uruar shërim të shpejtë për punëtorët shëndetësorë të cilët janë diagnositifikuar në vend me Covid-19.
Ajo me anë të një postimi në rrjetin social Facebook deklaroi se gjatë këtyre ditëve të përballjes me Covid-19 doktorët dhe i gjithë stafi shëndetësore në vend janë të guximshëm.
“I gjithë stafi mjekësor në vendin tonë është në gjendje gatishmërie gjithmonë në secilën njësi repart e QKMF ku me të vërtetë nuk e dijmë se në çdo cep të saj ekziston frika se mund të marrësh virusin që po “gllabëron” jetë njerëzish”.
“Mjekët, infermierët, stafi përgjegjës për analizat, pastruesit, kuzhinierët janë çdo ditë aty, duke punuar me orë shtesë, mes plagëve, krizës nervore stresit rrezikshmërisë dhe frikës se kur të shkojnë në shtëpi mund të infektojnë familjarët e tyre”, ka shkruar ajo.