Dogana rritë të hyrat për 11% për buxhetin e Kosovës
Dogana e Kosovës ka arritur që të rrisë të hyrat për buxhetin e shtetit për 11% më shumë se në periudhën paraprake.
Në një njoftim thuhet se për herë të parë që nga themelimi i doganës, janë grumbulluar rreth 170 milionë euro në fillim të muajit mars.
Sipas tyre kjo paraqet një të arritur të konsiderueshme.
Po ashtu ata bëjnë të ditur se krahasuar me vitin 2019, vërehet qartë se trendi i të hyrave është në rritje.
“Gjatë vitit të kaluar dogana kishte mbledhë rreth 150 milion euro derisa këtë viti po në të njëjtën periudhë kemi arritur të mbledhim rreth 170 milionë që paraqet rritje prej 20 milion euro më shumë apo 11 % më shumë”, thuhet në njoftim.