“Do të të vras”, arrestohet një person pasi kanosi punëtorin e Gjykatës në Prizren
Një person është arrestuar sot në Prizren pasi dyshohet se e ka kanosur punëtorin e Gjykatës Themelore të Prizrenit.
Sipas Policisë, i dyshuari i ka thënë punëtorit të gjykatës “do të të vras”.
Punëtori i gjykatës ka hasur në kërcënimet e të dyshuarit pasi kishte shkuar t’ia dërgojë një ftesë atij për t’u paraqitur në Gjykatë.
Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e rajonit të Prizrenit.
Sipas Policisë, ndaj të dyshuarit është iniciuar rastin “Kanosje” dhe me vendim të prokurorit ai është ndaluar për 48 orë.