Djegia e grurit, raketat ruse po bëjnë shkrumb fushat në Ukrainë
Në kohën e korrjes në Ukrainë, shumë fusha me grurë afër frontit të luftës janë duke u djegur. Në rajonin e Kharkivit, zjarrfikësit kanë thënë se fushat me grurë janë duke u djegur nga bombardimet ruse.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, të premten ka vizituar portin e Detit të Zi teksa ekipet po bënin gati terminalet për eksportin e grurit që ishte bllokuar në port shkaku i luftës së nisur nga Rusia.
Transporti i grurit drejt Evropës ka nisur pas marrëveshjes së arritur me Rusinë në Turqi.
Zelenskyy ka thënë se transporti i grurit dhe i drithërave të tjerë do të nisë me disa anije që ishin të ngarkuara, por nuk kanë mundur të largohen nga portet për shkak të pushtimit rus në fund të muajit shkurt.
Qëllimi i Ukrainës është që në katër muajt e ardhshëm 20 milionë tonë grurë të transportohen nga tre portet ukrainase që ishin bllokuar nga rusët.
Kjo do të sigurojë kohë për katër apo pesë anije të tjera që të nisen drejt Afrikës, Lindjes së Mesme dhe Azisë, të cilat po përballen me mungesë të madhe të ushqimit.