Dje 19 të shëruar nga Covid-19 dhe 4 të infektuar – ky është bilanci në Kosovë
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës mbrëmë vonë ka treguar se janë shëruar edhe 19 pacientë nga sëmundja Covid-19, që shkaktohet nga koronavirusi i ri.
E sipas Instituti të Shëndetësisë Publike po dje janë konfirmuar edhe katër raste të reja me koronavirusin e ri.
“Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Përlepnicë-Gjilan”, thuhet në njoftimin e Institutit.
Deri më tani në Kosovë janë regjistruar gjithsej 1.052 të infektuar, prej të cilëve 820 janë shëruar ndërsa 30 kanë vdekur.
Rastet e para me koronavirus në Kosovë janë shfaqur më 13 mars.