Djali rrah nënën dhe vëllain në Kamenicë
Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin për dhunë fizike ndaj nënës dhe vëllait të tij.
Rasti ka ndodhur në Kamenicë.
Sipas raportit të policisë, I dyshuari vuan nga sëmundje mendore.
“Viktimat kanë pësuar lëndime trupore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton policia.