Djali i legjendës Fadil Vokrri: Të bashkohemi përtej dallimeve sepse po cenohet Shteti jonë
Gramoz Vokrri, djali i legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrri, ka ftuar të gjithë shqiptarët që t’i lënë mënjanë dallimet partiake e të bashkohen, pasi siç thotë ai, sot po cenohet Shteti i Kosovës.
Ai ka shkruar në faqen e tij në Facebook se sot më shumë se kurrë solidariteti duhet të jetë arma më e fortë e qytetarëve.
Dekkarata e plotë e Gramoz Vokrrit:
Çdo sukses i shtetit tonë u arrit mbi vullnetin, unitetin, sakrificën dhe solidaritetin…
Përtej përkatësive politike, ngjyrave partiake apo individëve, sot po cenohët shteti jonë.
Ashtu si në fushat e blerta, ku solidariteti ka qenë arma jonë më e fortë, le të jemi të tillë edhe karshi kësaj sfide për shtetin tonë.
#meHashimThaçin #meKadriVeselin #meUÇK #meKosovën