Djali i Isa Mustafës: Vendimi i qeverisë për ndalim të lëvizjes antikushtetues
23/03/2020, 23:35
Ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e lëvizjes së qytetarëve dhe automjeteve ka reaguar edhe Besnik Mustafa, djali i kreut të LDK-së, Isa Mustafa.
Ai duke cituar Kushtetutën e Kosovës ka thënë se ndalimi i lëvizjes bëhet vetëm pasi të shpallet gjendja e jashtëzakonshme.