Djali 22-vjeç shëtit rrugëve me armë në brez, arrestohet nga policia
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren përmes një komunikate për media ka njoftuar se dje rreth mesditës në lagjen “Ortakoll” në Prizren një 22-vjeçar është vërejtur me armë në brez.
Policia pas pranimit të informacionit ka dalë në vendin e ngjarjes dhe tek i dyshuari T.C, i lindur në vitin 1997 i është gjetur në posedim: Pistoletë ‘Zastava’ me një karikator, dhe pistoleta ‘EKOL TUNA’ tre fishekë të kalibrit 6.35 mm, një shufër metalike dhe një thikë.
“Hetuesit dhe njësiti i krim-teknikës ka dalë në vendin e ngjarjes. Armët dhe gjësendet tjera janë sekuestruar”, njofton policia.
Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori kompetent në Prokurorinë Themelore në Prizren dhe hetimet janë duke vazhduar.