DJ me famë botërore krah Era Istrefit: Femrat kosovare po sundojnë botën
DJ i njohur DIPLO, ka postuar një fotografi në Instagram bashkë me Era Istrefin me të cilën ka një shoqëri shumë të mirë dhe këtë e ka vërtetuar shpesh duke i komentuar dhe duke ndarë imazhe me të.
Sot, në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, artisti shkroi fjalë të mëdha për femrat shqiptare.
“Femrat kosovare po sundojnë botën”, ka shkruar ai.