“Ditë vere” premierë në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë
Të shtunën në Teatrin “Avdush Hasani” në Podujevë, do të jepet premierë shfaqja “Ditë Vere”, e dramaturgut polak, Mrozhek, me regji të Naser Shatrollit.
“Premierë. Me 22 qershor (e shtunë, 20h) hapim perdet e kuqe të skenës së Teatrit “Avdush Hasani” Podujevë, me shfaqjen “Ditë vere” të dramaturgut polak Mrozhek, në regjisurën e Naser Shatrollit. Interpretojnë: Brahim Basha, Butrint Lumi, Kaltrinë Zeneli”, thuhet në njoftimin për media.
Kjo shfaqje trajton një temë shumë interesante që nxjerrë në pah problemet e dy burrave, njëri që donë të bëjë vetëvrasje pasi nuk i shkon asgjë për dore, derisa tjetri ka gjithçka por, nuk e kënaq asgjë.
“Fabula: Një burrë fatkeq do të bëjë vetëvrasje meqë nuk di not, nuk e duan gratë, nuk i shkon asgjë për dore, burri tjetër është fatmirë meqë di not mirë, i ka të gjitha në dorë, por se kënaq asgjë dhe ai do të vetëvritet. Halli i tyre është ky: cili duhet bërë vetëvrasje i pari meqë qëllojnë në të njëjtin vend ndërsa gruaja është sinonim i ëndrrave të tyre, është deti përkatësisht dallga ose mindili i shpresave të tyre”, theksohet në njoftim. /FaktePlus