Ditë e rëndë për Francën, 52 mijë raste të reja me COVID-19
Autoritetet e shëndetësisë në Francë kanë njoftuar për ditë rekorde me raste të reja me COVID-19. Të hënën, ky shtet ka regjistruar 52 mijë e 518 raste të reja, që paraqet ditën më të rëndë që kur ka shpërthyer pandemia.
Rekordi i ri e tejkalon atë të shkuarin për rreth 6 mijë raste.
Të hënën janë regjistruar edhe 416 vdekje, duke e çuar totalin e vdekjeve në Francë në 37 mijë e 473.
Numri total i rasteve pozitive në Francë ka shkuar në një milion e 466 mijë.
Franca të premten kishte vendosur masat e reja të izolimit.