Dita Ndërkombëtare e Grave në Inxhinieri
Në Ditën Ndërkombëtare të Grave në Inxhinieri, #KEDS rikujton punën e shkëlqyer që bëjnë gratë inxhiniere në kompani si dhe gratë në këtë profesion në mbarë botën. Me punën e tyre ato guxojnë të sjellin ndryshime inovative për të gjithë ne.
Përmes programeve të veçanta, sidomos atë të #KEDSAcademy kemi arritur të promovojmë dhe mbështesim fuqishëm vajzat e reja në inxhinieri, duke ofruar diploma profesionale dhe punësim brenda kompanisë. Po ashtu, KEDS ka nënshkruar 7 Parimet për Fuqizimin e Gruas nga UN WOMEN dhe UN GLOBAL COMPACT, si hap tutje për përkrahjen e grave në profesionet e tyre.
Vazhdojmë të promovojmë barazinë gjinore brenda dhe jashtë kompanisë përmes projekteve, iniciativave, kampanjave dhe aktiviteteve të ndryshme.
Kur jemi të barabartë jemi të suksesshëm.
#KEDSEnergy #KEDSforEquality