Dita e të dashuruarve, mbi 100 mijë persona në Kosovë janë “singël”
Sipas një hulumtimi nga ‘Kerolli’, 17 mijë e 500 kosovarë janë në lidhje.
Ky hulumtim që është bërë nga të dhënat e nxjerra në Facebook, thotë se 112 mijë njerëz në Kosovë janë singël, 68 përqind e tyre meshkuj.
Të martuar, sipas këtij hulumtimi, janë 160 mijë persona, kurse të fejuar janë 28 mijë persona.
Hulumtimi është bërë me të dhënat e 317 mijë e 500 personave që kanë deklaruar statusin e tyre në Facebook./Indeksonline/