Dita e gjashtë e fushatës, partitë vazhdojnë me tubime
Sot në Kosovë vazhdon dita e gjashtë e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.
Gjatë këtyre ditëve të gjitha partitë politike të cilat do të garojnë në zgjedhje kanë mbajtur tubime e takime të shumta me qytetarë.
Fushata e nisur me 25 shtator përfundon më 4 tetor, ndërsa data 5 tetor është heshtje zgjedhore e cila zgjat deri në mbylljen e qendrave të votimit të dielën në mbrëmje.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, garojnë 25 subjekte politike/koalicione parazgjedhore, ndërsa numri i qytetarëve të cilët kanë të drejtë vote është 1,937,869.
Gjatë 10-ditëve të fushatës zgjedhore, nga subjektet politike kërkohet që të zhvillojnë fushatë të qetë.
Sot në ditën e gjashtë të fushatës disa nga subjektet politike do të mbajnë aktivitetet e tyre nëpër qytetet e Kosovës.