Distria Krasniqi në finale, kërkon medaljen e artë
Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Paris, duke i siguruar medalje Kosovës.
Krasniqi arriti ta mposhtë në gjysmëfinale francezen, Melanie Clement, për t’ia siguruar tashmë Kosovës një medalje, kurse tani do të kërkojë të artë.
Xhudistja kosovare e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi në rundin e dytë pa luftë.
Krasniqi u tregua e fortë për portugezen, duke triumfuar me Ippon.
Se Krasniqi e ka seriozisht, tregoi edhe në rrethin e tretë, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon, xhudisten nga Brazili, Gabriela Chibana.