Distria Krasniqi nderon Kosovën, e para në renditjen e përgjithshme
Kosovarja Distria Krasniqi ka fituar medaljen e Artë në Grand Slamin e Budapestit në kategorinë deri në 48 kilogram pasi mposhti argjentinasen, Paula Pareto.
Me këtë triumf, përveç medaljes dhe 1000 pikëve olimpike, xhudistja kosovare ngjitet në vendin e parë në renditjen e përgjithshme.
Ajo tashmë është në vendin e parë me 6765 pikë duke lënë mbrapa ukrainasen Daria Bilodid me rreth 500 pikë.