Distria e papërmbajtshme, merr fitoren e parë në Paris
Distria Krasniqi e ka fituar luftën e parë në ‘Grand Slamin’ e Parisit.
Xhudistja nga Kosova në sfidën e parë ka mposhtur garuesen nga Algjeria, Faiza Aissahine.
Distria është duke garuar në kategorinë deri në 52 kilogramë, kategori kjo në të cilën jemi mësuar ta shohim Majlinda Kelmendin, që po mungon në turneun e madh të Parisit.
Xhudistja Krasniqi rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në rrethin e tretë takohet me francezen e njohur Penelope Bonna.