Diskutohen mundësitë që bizneset nga diaspora të investojnë në Kosovë
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka pritur në takim kryetarin e unionit të bizneseve të diasporës në Gjermani, Nazmi Viqa si dhe Vllaznim Kelmendin, drejtor për financa dhe marketing.
Haradinaj ka biseduar me përfaqësuesit e bizneseve nga diaspora për mundësitë që afaristët kosovarë ta investojnë kapitalin e tyre edhe në Kosovë.
“Falënderues për sipërmarrësit e diasporës që po punojnë bashkë për një zhvillim dinamik të Kosovës dhe në këtë drejtim Qeverinë do ta kenë partner të përhershëm”, ka thënë shefi i Qeverisë së Kosovës.