Disa zona të Fushë-Kosovës mbesin pa ujë
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se për shkak të sanimit të gypit të ujit azbest me diametër fi 200 mm në rrugën “Nënë Tereza” në Fushë Kosovë, janë të detyruar të ndërprenë furnizimin me ujë të pijshëm, duke filluar nga ora 10:00 – 16:00.
Sipas KRU “Prishtina”, ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit janë në vendngjarje për të filluar me sanimin e tij.
“Pa ujë të pijshëm do të mbeten tri zona të Fushë Kosovës : rruga ” Nënë Tereza” ana e majtë në tërësi nga rruga Prishtinë-Fushë Kosovë, fshati Uglar dhe fshati Bresje. Intervenimet në riparimin e gypave me diametër të madh, pasojnë edhe me ndërprerje të furnizimit me ujë, për aq kohë sa zgjatë sanimi. Kërkojmë mirëkuptim nga konsumatorët e Fushë Kosovës”, thuhet në njoftim.