Disa prokurorë dhe zyrtarë të Prokurorisë në Gjilan dalin pozitiv me Covid-19, shtyhen seancat penale në Gjykatën e Kamenicës
Një gjë të tillë, për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar mbikëqyrësi i kësaj gjykate, gjykatësi Sadri Krasniqi.
Ai ka thënë se përmes telefonit është njoftuar se ka prokurorë e zyrtarë të infektuar me koronavirus, e që sipas njoftimit të bërë, edhe disa prokurorë e zyrtarë të tjerë janë vetizoluar dhe janë në pritje të bërjes së testit për Covid-19.
Në këto rrethana, të gjitha seancat gjyqësore në lëminë penale, të parapara për të mërkurën, në Gjykatën Themelore në Gjilan, dega në Kamenicë, janë shtyrë në kohë të pacaktuar.