Disa pjesë të Fushë Kosovës pa ujë nga e diela, furnizimi i pjesshëm pritet të kthehet sot
Disa zona dhe lagje në komunën e Fushë Kosovës kanë mbetur pa ujë që nga dita e diel.
Teksa tek disa zona ka pasur ujë kohë pas kohe, disa komplekse banesore nuk kanë pasur asnjë pikë uji që nga e diela.
Zëdhënësja e Ujësjellësit “Prishtina”, Arjeta Mjeku, për Klankosova.tv tha se punimet në kanalin e Ibrit janë duke vazhduar teksa furnizimi i pjesshëm pritet të kthehet sot.
Mjeku, mes tjerash, tha se largimi i plotë i turbullirës në kanal do të marrë nga pesë deri gjashtë ditë kohë që nënkuptimin kthimin e furnizimit të plotë me ujë.
“Kanali është i turbullt, por ka filluar të bie niveli i turbullirës jemi duke e përcjell nivelin e turbullirës në kanalin e Ibërit. Meqë ka filluar të bie niveli i turbullirës gjatë ditës do të dalim me një njoftim në rast se niveli bie në nivelin e duhur. Nëse turbullira bie në nivelin e duhur merr deri tri orë që uji të mbërrij tek konsumatorët”.
“Nëse nuk ka reshje, për pesë deri në gjashtë ditë duhet kohë deri në stabilizimin e furnizimit me ujë. Presim që nga sot të stabilizohet furnizimi i pjesshëm me ujë” tha Mjeku