Disa persona nga veturat e tyre gjuhen me armë zjarri tek Posta në Prishtinë
Një gjuajtje me armë ka ndodhur para orës 22:00 në kryeqytetin e Kosovës, saktësisht tek Posta Kryesore.
Bajram Krasniqi, zëdhënës në Policinë e Kosovës, ka thënë se policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar.
Ai tha se për momentin nuk kanë informata për persona të lënduar
“Sonte rreth orës 21:50, tek posta kryesore në Prishtinë ka pasur gjujtje me armë zjarri. Policia ka dalë në vend-ngjarje, një veturë është dëmtuar, për momentin nuk kemi informata për persona të lënduar. Policia po e trajton rastin dhe për të informacione tjera u njoftojmë me kohë”, tha ai.